Ministri Maqedonci shtroi darkë për zyrtarin amerikan, Kurti merr pjesë dhe zotohet për fuqizim raportesh

02 gusht 2025 | 22:30

Zyra për Media e Kryeministrisë ka njoftuar për takimin që kryeministri në detyrë Albin Kurti ka pasur sot me zyrtarin e lartë amerikan të Departamentit të Mbrojtjes, David Baker, në një darkë pune të shtruar nga ministri Ejup Maqedonci.

Në këtë darkë pune të shtruar nga Maqedonci, Baker ka qenë në shoqërinë e të Ngarkuarës me punë në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Anu Prattipati. 

Sipas njoftimit të ZKM, marrëdhëniet bilaterale ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes, ishin ndër temat kyçe të diskutimit.

“Kryeministri Kurti e njoftoi zëvendësndihmëssekretarin Baker me zhvillimet dhe progresin në vend, investimet në mbrojtje përgjatë këtij mandati dhe nevojën e rritjes së shkëmbimeve tregtare dhe shtimit të investimeve. Ai e falënderoi z. Baker dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës për mbështetjen jetike që i kanë dhënë Republikës së Kosovës dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës përgjatë viteve, si dhe për rolin e saj të vazhdueshëm për sigurinë dhe paqen.”, thuhet në njoftim. 

ZKM njofton gjithashtu se kyeministri në detyrë Kurti, gjithashtu shprehu gatishmërinë dhe vullnetin e plotë të Qeverisë së Republikës së Kosovës për të fuqizuar edhe më tej raportet me ShBA-të në fushën e mbrojtjes, përfshirë industrinë e mbrojtjes.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kroacia ka ndërprerë çdo formë bashkëpunimi ushtarak me Izraelin, sipas…