
Ministri Vitia paralajmëron konferencë për media sonte në ora 20:45
Ministria e Shëndetësisë përmes një shkrimi adresuar mediave ka njoftuar se sonte në ora 20:45, ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, do të mbajë konferencë për media.
Ministri Vitia në këtë konferencë do të flasë lidhur me temën për çështjen e sigurimit të vaksinave kundër Covid-19.
Gazeta Insajderi gjatë ditës ka publikuar një hulumtim ku thuhet se ministri Arben Vitia nuk ka nënshkraur kontratë me kompaninë Pfizer dhe BioNtech.
Sipas Insajderit, e gjithë puna për furnizim me vaksina është kryer. Duhej vetëm që Vitia të nënshkruante kontratën të cilën nuk e ka bërë. Si pasojë e kësaj, furnizimi me vaksina do të shtyhet deri në shtator.
Më poshtë gjeni njoftimin e plotë:
Të nderuara media,
Ministri i Shëndetësisë, z. Arben Vitia do të mbajë sonte konferencë për media lidhur me të pavërtetat e plasuara sot në media rreth procesit të sigurimit të vaksinave kundër COVID-19.
Konferenca mbahet në ora 20:45, në Ministri të Shëndetësisë.