Ministria e Shëndetësisë mbështet 11 OJQ për projekte të shëndetit publik në vitin 2025

01 korrik 2025 | 20:37

Sot, Ministria e Shëndetësisë nënshkroi kontrata me 11 organizata joqeveritare (OJQ), fituese të Thirrjes Publike për Mbështetje Financiare të OJQ-ve për vitin 2025. Këto organizata do të realizojnë projekte në fushat e “Promovimit dhe Parandalimit të Sëmundjeve Infektive HIV”, “Promovimit të Shëndetit Mendor”, si dhe “Fuqizimit të të rinjve për një jetë të shëndetshme”.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, priti në takim përfaqësuesit e OJQ-ve përfituese dhe uroi sukses në realizimin e projekteve.

Ai theksoi rëndësinë e shërbimeve që do të ofrohen, duke vënë në fokus personat më në nevojë në këto fusha.

Procesi i nënshkrimit të kontratave u parapri nga planifikimi dhe shpallja transparente e thirrjes publike, në të cilën u përfshinë të gjitha organizatat e interesuara.

Vlera totale e mbështetjes financiare për këto organizata, në kuadër të kontraktimeve sociale në fushën e “Promovimit dhe Parandalimit të Sëmundjeve Infektive HIV, Promovimit të Shëndetit Mendor dhe Fuqizimit të të rinjve për jetë të shëndetshme”, është 384,462.00 euro.

Projektet do të realizohen në periudha të ndryshme kohore, duke filluar nga 15 muaj, 18 muaj, 24 muaj dhe 30 muaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nga sot, 1 korrik, ka filluar zbatimi i mbulimit të…