Ministrja Bajrami priti në takim drejtorin e BERZH-it

10 qershor 2020 | 15:44

Ministrja e Financave dhe Transfereve Hykmete Bajrami, ka pritur në takim drejtorin e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) në Kosovë Neil Taylor, me të cilin ka diskutuar për programin e Qeverisë Hoti, me theks të veçantë për planet  e Qeverisë për rimëkëmbjen e ekonomisë së vendit, pas pandemisë COVID-19.

“Gjatë takimit Ministrja Bajrami e njoftoi drejtorin e BERZH-it për Kosovë Nil Taylor, për përgatitjen e Rishikimit të Buxhetit si dhe përshtatjen e tij me programin e Qeverisë Hoti ku përfshihet edhe krijimi i programit për rimëkëmbje ekonomike.

Ajo gjithashtu falënderoi drejtorin e BERZH-it për bashkëpunimin e vazhdueshëm me Ministrinë e Financave dhe Transfereve në projektet e përbashkëta në funksion të forcimit të ekonomisë së Kosovës dhe kërkoi intensifikimin e zbatimit të marrëveshjeve të nënshkruara ndërmjet dy institucioneve”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Financave. (A. M / Epoka e re)

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka kërkuar nga kryetari…