
Minnesota fiton bindshëm ndaj Oklahomas, e ngushton serinë finale
Minnesota fiton bindshëm ndaj Oklahomas, e ngushton serinë finale
Minnesota Timberwolves shkatërruan Oklahoma City Thunder me rezultat 143-101 për të siguruar fitoren e tyre të parë në finalet e “play-off”-it të Konferencës Perëndimore në NBA.
Anthony Edwards shënoi 30 pikë dhe Julius Randle 24 në Target Center në Minneapolis, ndërsa Timberwolves vendosën një rekord klubor për numrin më të madh të pikëve të shënuara në një ndeshje “play-off”.
Ata janë në disavantazh 2-1 në serinë më të mirë nga shtatë ndeshje, e cila vazhdon në të njëjtin vend të martën.
Shai Gilgeous-Alexander i Oklahomës, i cili këtë javë u shpall Lojtari Më i Vlefshëm (MVP) i NBA-së dhe kishte shënuar gjithsej 69 pikë në dy ndeshjet e para, arriti të shënojë vetëm 14.
Timberwolves kanë humbur vetëm një nga 11 ndeshjet e fundit në Target Center.
Fituesit e finales së Konferencës Perëndimore do të përballen me Indiana Pacers ose New York Knicks në finalen e NBA-së.