Miq të tillë paçim të gjithë, këngëtari i njohur i dhuron David Beckham makinën miliona dollarëshe!

03 qershor 2025 | 12:48

Marc Anthony dhe David Beckham kanë qenë miq prej shumë vitesh, dhe ndërsa kohët e fundit pati thashetheme se ata ishin konfliktuar, këngëtari e mohoi këtë duke i dhuruar atij një makinë me vlerë deri në 23 milionë euro. Makina është nga Hedley Studios, një prodhues britanik makinash, e ndërtuar me dorë dhe shpesh e referuar si një vepër arti.

Ky automjet luksoz është ëndrra e çdo koleksionisti dhe garanton tërheqjen e vëmendjes kudo që kalon. Edhe pse nuk dihet se çfarë marke dhe ngjyre është automjeti, ai është gjithashtu një artikull koleksionisti i pajisur me sedilje lëkure. Çdo copë është bërë pothuajse tërësisht nga materiale me origjinë britanike.

Miqësia e Marc Anthony dhe David Beckham filloi falë muzikës së Anthony, e cila tërhoqi Beckham dhe gruan e tij Victoria. Ata kaluan aq shumë kohë së bashku sa Anthony u bë kumbari i Cruz dhe Harper. Pas lindjes së Marquitos, djalit të Anthony-t me Nadia Ferreira-n, Beckham u emërua kumbari i djalit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është nderuar me medaljen prestigjioze…