Miratohet procedura standarde e veprimit për votimin jashtë Kosovës dhe vlerësimin e pakove me fletëvotime

03 shtator 2025 | 12:08

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve gjatë mbledhjes së sotme ka marrë vendim për decertifikimin e 9 kandidatëve nga subjekte të ndryshme politike, si: Prishtina në dorën tënde (1); Partia Demokratike e Kosovës (1); Lëvizja për Bashkimin e Shqiptarëve (1); Partia Liberale Egjitpiane (2) dhe Alternativa (4).

Këta kandidatë, ishin certifikuar më herët nga KQZ për pjesëmarrje në zgjedhjet e 12 tetorit.

Po ashtu është miratuar procedura standarde e veprimit për votimin jashtë Kosovës dhe vlerësimin e pakove me fletëvotime. Ky dokument ka për qëllim të përshkruajë të gjitha veprimet për përgatitjen e materialeve për votimin jashtë Kosovës.

– Sipas Rregullës Zgjedhore për regjistrimin dhe votimin jashtë Kosovës KQZ do të sigurohet që shtetasve të Kosovës të regjistruar për votim me postë t’ua dërgojë përmes postës pakon me fletëvotime, andaj kjo procedurë parasheh që zarfi i dërguar nga KQZ përmes postës të pranohet vetëm nga personi i regjistruar. Zyrtari i postës duhet të sigurohet që të kontrollojë përmes dokumentit identifikues personin për të cilin është i dedikuar zarfi/pako me fletëvotime.

– Zarfi i cili do t’i dërghet votuesit, përmban: fletëvotimet; zarfin e fshehtësisë; udhëzuesin me informacione se si plotësohen fletëvotimet dhe si realizohet votimi përmes postës; zarfin kthyes dhe shiritin mbyllës. Në votimin jashtë Kosovës për votim me postë në Zgjedhjet Lokale, detyrë e votuesit është që pakon me fletëvotime ta dërgojë në ndonjërën nga kutitë postare të KQZ-së që hapen në shtete të ndryshme.

– Adresat e kutive postare do të publikohen nga KQZ para fillimit të periudhës së votimit me postë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rrugëtimi i vështirë e Lewis Hamiltonit me Ferrarin duket se…