Mirënjohës ndaj ShBA-së për ndihmën prej gjysmë milioni dollarësh për ta luftuar pandeminë

22 maj 2020 | 20:46

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, e ka falënderuar ShBA-në për ndarjen e 500 milionë dollarëve për Kosovën për ta luftuar pandeminë Covi-19.

“Mirënjohës ndaj ShBA-së për ndihmën shtesë prej gjysmë milioni dollarësh për ta luftuar pandeminë. Miqësia jonë është e përhershme dhe e palëkundshme. Së bashku mund ta mposhtim pandeminë”, ka shkruar Thaçi në llogarinë e vet në “Facebook”.

(M.Q / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komisioni Disiplinor për Pozitat e Nivelit të Lartë Drejtues në…