Misetiqi thotë se nuk qëndron as pretendimi i ZPS-së për shtabin e përgjithshëm të UÇK-së
Avokati i Hashim Thaçit, Luka Misetiq, në fjalën përfundimtare, ka thënë mes tjerash se nuk qëndron as pretendimi i Prokurorisë së Hagës se fakti që shumë zona të UÇK-së kanë krijuar ambiente ndalimi do të thotë që ka pasur një drejtim të arsyeshëm dhe një udhëzim prej Shtabit të Përgjithshëm.
“Ky argument nuk qëndron për dy arsye. Së pari, Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq ka shpjeguar që ndalimi nga grupe shtetërore ose jo shtetërore, siç ishte UCK-ja, është realitet në çdo konflikt, është një pjesë që pritet në gjendje lufte. Kjo është norma, nuk është përjashtimi. Kryqi i Kuq deklaron se e Drejta Humanitare Ndërkombëtare mbështet në prezumimin që të gjitha palët bëjnë ndalime. Do të kishte qenë e pazakonshme nëse komandantët e zonave nuk do t’i krijonin qendrat e tyre të ndalimit. Atyre nuk u nevojitej ta merrnin idenë nga Shtabi i Përgjithshëm për ta bërë këtë”, ka thënë Misetiq.



