Mitaj në formacionin e kualifikimeve për Botërorin 2026

19 nëntor 2025 | 13:15

Mario Mitaj është futbollisti i vetëm shqiptar, i përfshirë në formacionin më të mirë të kualifikimeve evropiane për Kupën e Botës 2026. Faqja e specializuar “sofascore”, të mërkurën ka publikuar 11-shen më të mirë të këtyre kualifikimeve, ku ka bërë një vend edhe për mbrojtësin e krahut të majtë.

Mitajka pasur paraqitje të mira te Shqipëria, e cila kampanjën kualifikuese e ka mbyllur në pozitën e dytë të Grupit K, duke e siguruar fazën “play-off”.

Ai ka luajtur në pesë ndeshje, duke munguar në tri tjera dhe u vlerësua me notën e përgjithshme 7.62.

Në këtë formacion, janë edhe emrat e lojtarëve si Virgil Van Dijk, Joao Cancelo, Martin Odegaard, Pedri, Kevin De Bruyne dhe Kylian Mbappe.

Mitaj në formacionin e kualifikimeve për Botërorin 2026

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Votimi mbyllet së shpejti dhe Festivali është i nominuar për…