MKRS-ja i dhuron piano Bibliotekës Kombëtare “Pjetër Bogdani”
Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, pas nismës për fuqizimin e jetës kulturore dhe artistike në vend, i ka dhuruar sot një piano Bibliotekës Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani”.
“Ky instrument do të shërbejë për aktivitete kulturore, artistike dhe arsimore, duke i dhënë hapësirës së Bibliotekës edhe më shumë jetë, tingull dhe kreativitet”, është bërë me dije në njoftimin zyrtar në llogaritë e Bibliotekës Kombëtare në rrjete sociale.
Biblioteka Kombëtare “Pjetër Bogdani” falënderon Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit për mbështetjen e vazhdueshme në avancimin e misionit të saj kulturor dhe arsimor, dhe angazhohet ta përdorë këtë instrument me përgjegjësi – në shërbim të komunitetit dhe në funksion të zhvillimit të mëtejshëm kulturor dhe artistik në Republikën e Kosovës.




