
Modelja e kolme “tërbon” fansat, bashkëshorti i realizon fotot nudo
Prej disa javësh, Ashley Graham, ka zbuluar se është në pritje të ëmbël për herë të dytë. Ashtu si në shtatzëninë e parë, edhe tani modelja e famshme nuk ngurron që në rrjetet sociale të publikojë foto apo video ku tregon barkun e rrumbullakosur.
Madje modelja e kolme as kësaj radhe nuk qëndron dot pa postuar në “Instagram” fotografi ku shfaqet e gjitha nudo. Edhe pse fansat e kritikojnë shumë për pozat ku nuk mban asnjë rrobë veshur, ajo bën ashtu siç ka dëshirë.
Së fundmi, Ashely ka postuar një imazh ku shfaqe nudo dhe tregon barkun e rrumbullakosur. Dhe e dini se kush ia ka realizuar këtë foto?
Bashkëshorti i saj, i cili nuk e ka aspak problem që e shoqja të realizojë foto të tilla dhe më pas t’i ndajë me miliona ndjekësit që ka në rrjetet sociale.