Modriqi do të largohet nga Reali

22 maj 2025 | 12:35

Mesfushori Luka Modriq, nuk do të jetë pjesë e Real Madridit sezonin e ardhshëm pasi do të largohet nga klubi më të përfunduar botërori i klubeve. Modriq do të largohet si lojtar i lirë, pasi klubi vendosi që mos t’ia rinovoj kontratën që i skadon më 30 qershor përkundër dëshirës së kroatit që ta mbyll karrierën në “Santiago Bernabeu”.

Kështu që, Modriq do të jetë lojtar i lirë dhe ndeshjen e fundit me fanellën e Realit në La Liga do të zhvilloj të shtunën mbrëma kundër Real Sociedadit. Modriq largohet nga Reali me një trashëgimi të padiskutueshme, me 28 trofe të fituar dhe një “Top të Artë” në vitin 2018. 39-vjeçari prej vitit 2012 ka qenë pjesë e Realit dhe në total ka regjistruar 590 paraqitje, duke shënuar 42 gola.

Lamtumira e Modriqit nuk do të jetë e vetmja emocionale të shtunën, pasi edhe Carlo Ancelotti e Lucas Vazquez do t’i japin lamtumirën klubit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, ka zgjatur kontratën e tij…