Molliqaj për 1 Majin: Punëtorët po shtypen, është koha për organizim, jo për pritje

01 maj 2025 | 18:13

Kreu i PSD-së, Dardan Molliqaj, në Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve ka kritikuar ashpër qeverinë për mungesën e mbrojtjes sociale dhe shtypjen sistematike të punëtorëve.

“Çdo vit fillon me plagë të reja dhe mbyllet me heshtje e papërgjegjësi,” u shpreh ai, duke e përshkruar punën në Kosovë si një përvojë të pasigurt, pa të drejta e pa dinjitet.

Molliqaj theksoi se 1 Maji nuk është vetëm festë, por edhe një thirrje për organizim dhe rezistencë kolektive.

“Punëtorët janë më të shumtë dhe më të rëndësishëm – ata nuk duhet të jetojnë në frikë,” u shpreh ai, duke e cilësuar shpëtimin si një detyrë që vjen nga vetë punëtorët, jo nga lëmoshat e pushtetit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mary Ellen Klas* Niveli i lindjeve në SHBA është mjaft…