Momenti kërkon rishqyrtimin e marrëdhënieve diasporë-atdhe

10 gusht 2020 | 21:33

Shkruan Bujar Berisha, New York

Në një komunikim me një “intelektual” në Prishtinë gjatë debatit rreth territorit tonë mitik Cakorrit ku janëthurur legjenda për trimat dhe trimëreshat tona, ku lotët janë derdhur vadë nga nënat dhe motrat tona duke vajtuar luftëtarët e rënë në mbrojtje të shqiptarisë, “Intelektuali mu përgjigj: “Ju jetoni në New York? Great!”. Duke qenë kurioz se “how low” (sa ulët) graviton karakteri qytetar dhe patriotik i këtij zotërie, pas udhëtimit nga New York-u vendosa që ta takoj në hollin e Filologjikut në Prishtinë. Pritjet e mia dolën të sakta. Zotëria nuk pati kohë që t’i ndërrojë disa fjalë miradie, e ofrimi i një kafe siç e ka zakon shqiptari ishte vetëm “wishfull thinking (për tu dëshiruar). Fjalia e shpresës dhe krenarisë “mbahu nënë mos ki frikë, se ke djemtë në Amerikë” tanimë ishte njëbaddream (ëndërr e keqe) për të, dhe normalisht zotëria duke qenë se atëherë, dhe edhe tani është duke “ridinghigh”(në pupa siç thotë populli), larg qoftë, nuk donte që unë apo dikush tjetër që t’ia përmendë ato ditë të vështira!

Relacioni i këtij “intelektuali”, i cili mjerisht graviton “goxha” lart në elitën politike të vendit me një bashkëkombës nga Amerika është treguesi më i mirë i marrëdhënieve Prishtinë-diasporë. Në këto kohë të vështira për vendin këto marrëdhënie në mes të elitës politike në Prishtinë dhe komunitetit jashtëzakonisht të fuqishëm shqiptaro-amerikan janë në nivelin e një “komunikimi teknik”.

Ky mentalitet i pjesës më të madhe të kësaj elite politike në relacionin Prishtinë-diasporë e ka bazën në hegjemoninë, të cilën këta njerëz e ushtrojnë ndaj popullit, dhe si rrjedhojë edhe ndaj mërgimtarëve. E ndaj mërgimtarëve për ilustrim, para disa ditësh nëmjetet e informimit në vend u trumbetua si “big deal” (punë e madhe) heqja e taksës nga qeveria e tëashtuquajturit “kartoni i gjelbër”.

Përvjetorët dhe personat e përshtatshëm

Për rreth dy dekada qasja e qeverive të ndryshme gjatë vizitave të tyre në Amerikë në vazhdimësi funksionon në relacionin darka zyrtare-përvjetorë-darka me dosta dhe njerëz të përshtatshëm.

Takime gjithëpopullore të cilat do të afronin më shumë mërgatën me atdheun nuk ka. E dostat e secilës parti përkujdesen që të caktojnë takime sa më domethënëse me politikanë amerikanë në mënyrë që fotografitë dhe videot në të cilat ata janë protagonistët kryesorë, të projektojnë në Kosovë “faktin e pamohueshëm se Uashingtoni është me ta”.

Nuk ka koordinim afatshkurtër, e as afatgjatë, dhe diplomatët që shërbejnë, në përgjithësi funksionojnë në baza partiake.

Gjeneratat e reja të shqiptaro-amerikanëve nuk pranojnë rol nënshtrues nga Prishtina.

Realiteti i ri ku Kosova tanimë është shtet, kërkon njëqasje të re nga të dyja anët e Atlantikut. Nevojitet njëri pozicionim i sinqertë dhe një funksionim apolitik nga Prishtina. Duhet ulur në tavolinë dhe të përcaktohen rolet, prioritetet dhe nevojat.

Nga komuniteti shqiptaro-amerikan për çdo vit diplomojnë të rinj dhe të reja nga universitetet më prestigjioze. Po shihet se qeveria në Prishtinë nuk ka “nevojë” për këto kuadro. Në anën tjetër Beogradi në 6 muajt e fundit i ka rekrutuar 22 profesionistë të ndryshëm nga Amerika, Gjermania dhe Franca.

Komuniteti shqiptaro-amerikan pret që ndër të tjera të ketë përfaqësues në parlament, pret që të reformohen procedurat për votim, konsultim për çështjet madhore të interesit kombëtar, e refuzojnë qasjen parti-shtet, prezencë të shumëllojshme të shtetit, e mbi të gjitha nuk pranojnë më rol nënshtrues. Mospranimi i rolit nënshtrues nga mërgata është një bingo për secilin regjim në Prishtinë. I kanë duart edhe më të lira që të praktikojnë nepotizmin dhe korrupsionin. E për të pasur një bashkëpunim të mirëfilltë në mes të Prishtinës dhe mërgatës “it takes two to tango”(për tango nevojiten dy persona…)

Better late than never-më mirë vonë se kurrë

Klasa politike në Prishtinë me injorancën e tyre patologjike, me qasjet meskine ndaj njëritjetrit, e mbi të gjitha paaftësia e tyre në arritjen e një konsensusi minimal në çështjet madhore, bënë që bomba “pa sahat” e pandemisë globale t’ju ekslopodojë në fytyrëNë këtë moment nuk dihet cili problem është më i rrezikshëm; kuleta e zbrazët apo covid-19?

Është bërë “përrallë mizash” ai 170 euro-shi.

Ky virus së shpejti do kalojë. Por do vijnë viruse dhe rreziqe tjera në të ardhmen. Nuk mbahet shteti me dogana por me zhvillim të mirëfilltë ekonomik.

Qeveria e tashme ka mundësinë që në procedura të shpejtuara të krijojë Bankën e diasporës. Mos të thonëse nuk bëhet. Le ti kërkojnë kredi të butë shtetit norvegjez i cili posedon fondin marramendës 1 trilion dollarësh nga shitja e naftës nga Deti i Veriut. Hapja e degëve të Bankës së diasporës do mundësonte arritjen e shpejtë të fondeve për familjarët, të cilat me kalimin e kohës do të pësonin rritje. Pas disa muajsh qeveria ka mundësinë që nëpërmjet Bankës së diasporës nga mërgata të kërkojë “hua popullore”. Nëpërmjet kësaj huaje qeveria do të ketë një element tëri stabilitetit financiar.

Në fakt, Banka e diasporës do të luante rol strategjik për vendin. E armiq tanë janë jo vetëm të kënaqur me syrgjynosjen e vazhdueshme të pjesës më vitale tëshoqërisë sonë, por ata janë të “shastisur” me syrgjynosjen e mërgatës sonë dhe potencialin e saj politik dhe financiar nga ana e politikanëve në Prishtinë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
"Sot ne zbatojmë vullnetin e njerëzve në kërkesën e tyre…