Momenti kur policët keqtrajtojnë të dyshuarin gjatë arrestimit në Klinë (Video)

30 qershor 2025 | 15:07

Inspektorati Policor i Kosovës i ka rekomanduar Policisë së Kosovës suspendimin e tre zyrtarëve policorë të Stacionit të Klinës.

Ata dyshohet se e kanë keqtrajtuar një qytetar gjatë momentit të arrestimit në oborrin e shtëpisë së tij.

Ky rast raportohet të ketë ndodhur më 28 qershor të këtij viti në rrugën “Ismail Qemajli” në qytetin e Klinës.

Klan Kosova ka siguruar pamje ekskluzive nga momenti i arrestimit dhe keqtrajtimit të qytetarit.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rreth 935 persona humbën jetën në Iran gjatë luftës ajrore…