Monica Bellucci bëhet bionde

15 nëntor 2018 | 17:51

Aktorja italiane, Monica Bellucci, ka ndryshuar pjesërisht imazhin e saj. E emëruar si “brunia tërheqëse”, ajo ka ndryshuar ngjyrën e flokëve dhe është bërë bionde.

Ky transformim i Belluccit është bërë për shkak të rolit të saj në serialin francez televiziv me titull “Call my agent” (‘Lajmëro agjentin tim’).

Në sezonin e ri të serialit popullor, Bellucci ka një ndër rolet kryesore dhe aktorja e famshme ka postuar disa nga fotot e saj me “look”-un e ri.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Cristiano Ronaldo raportohet se i ka kërkuar Georgina Rodriguez të…