Monografia që përkujton dëshmorin Musa Hajrizi

04 shtator 2025 | 19:48

Shkruan: Mentor Hajrizi

Të nderuar familjarë, miq dhe bashkudhëtarë të përkujtimit,

Pas një mundi trevjeçar të pandërprerë, arrita ta përmbyll veprën monografike kushtuar vëllait tim të dashur e të paharruar, me titullin: 𝑴𝒖𝒔𝒂 𝑯𝒂𝒋𝒓𝒊𝒛𝒊, 𝒉𝒆𝒓𝒐𝒊𝒛𝒆̈𝒎 𝒊 𝒏𝒋𝒆̈ 𝒍𝒖𝒇𝒕𝒆̈𝒕𝒂𝒓𝒊 (25 𝑣𝑗𝑒𝑡 𝑙𝑎𝑣𝑑𝑖 𝑑ℎ𝑒 𝑝𝑒̈𝑟𝑗𝑒𝑡𝑒̈𝑠𝑖). Ky botim, i cili ndërthur dy përvjetorë të rëndësishëm, 𝑙𝑖𝑛𝑑𝑗𝑒𝑛 𝑑ℎ𝑒 𝑟𝑒̈𝑛𝑖𝑒𝑛 𝑒 ℎ𝑒𝑟𝑠ℎ𝑚𝑒 𝑛𝑒̈ 𝑟𝑖𝑛𝑖, synon ta përkujtojë figurën e luftëtarit të lirisë, Musa Hajrizi, nga fshati Strofc i Vushtrrisë.

Procesi i hartimit të monografisë nuk qe aspak i lehtë. Shkrimi për një familjar, e veçanërisht për vëllain, paraqet një sfidë të madhe emocionale dhe metodologjike. Shpeshherë autori përballet me përjetime intensive dhe dhimbje të thellë, të cilat mund ta ndërpresin rrjedhën e punës dhe ta kthejnë atë njëkohësisht në një ngarkesë të konsiderueshme kujtimesh. Për këtë arsye, ka qenë i nevojshëm një përqendrim i jashtëzakonshëm, menaxhim i kujdesshëm i ndjenjave dhe rigorozitet në strukturimin e tekstit.

Ndiej detyrimin ta shpreh mirënjohjen time të përzemërt ndaj të gjithë atyre që kontribuuan në hartimin e kësaj vepre, familjarëve, miqve, ish-shokëve dhe ish-bashkëluftëtarëve, qoftë me rrëfime, kujtime, fotografi apo dëshmi të tjera të vyera, të cilat i dhanë përmbajtjes së saj vlerë dokumentare dhe autenticitet.

Të nderuar miq,

Përurimi i veprës do të bëhet më 6 tetor 2025, në qytetin e Vushtrrisë.

Për hollësi shtesë lidhur me këtë ngjarje, informacionet përkatëse do të komunikohen përmes një ftese zyrtare që do të bëhet publike nga familja.

Deri atëherë, ju ftoj ta shihni ballinën e librit.

Me nderime,

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i koalicionit VV-GUXO-Alternativa, Haxhi Avdyli, ka reaguar pas zgjedhjes…