
“Monumenti i Lirisë” merr pamje të re, Reçica: Monument për të tashmen dhe të ardhmen tonë
Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Elmi Reçica ka marrë pjesë në përurimin e “Monumentit të Lirisë”, në Prizren. “Në zemër të Prizrenit u përurua me pamje të re “Monumenti i Lirisë”, një shenjë e përhershme nderimi për Heroin e Kosovës, Remzi Ademaj – Komandant Petriti, dhe për të gjithë dëshmorët që dhanë jetën për atdheun.”, ka shkruar Reçica.
Njoftimi i plotë i Reçicës:
Në zemër të Prizrenit u përurua me pamje të re “Monumenti i Lirisë”, një shenjë e përhershme nderimi për Heroin e Kosovës, Remzi Ademaj – Komandant Petriti, dhe për të gjithë dëshmorët që dhanë jetën për atdheun.
Ky monument nuk është vetëm një kujtesë e së kaluarës. Është një betim për të tashmen dhe të ardhmen tonë, se gjaku i derdhur për liri nuk do të harrohet kurrë dhe se sakrifica e dëshmorëve do të mbetet dritë udhërrëfyese për brezat që vijnë.
Lavdi e përjetshme Komandant Petritit! Lavdi e përjetshme të gjithë dëshmorëve të Kosovës!