Mori shtetësinë e Kosovës, flet Harrison: Të qenit pjesë e UÇK-së ishte nder për mua (video)

05 dhjetor 2025 | 14:30

Ish-ushtari britanik i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Jon Harrison, i cili dje ka marrë shtetësinë e Republikës së Kosovës me dekret të presidentes Vjosa Osmani, ka folur sot për eksperiencën e tij në UÇK.

Në emisionin “Kosova Today” në “Klan Kosova”, Harrison ka thënë se për të ka qenë nder të jetë pjesë e Ushtrisë Çlirimtare.

“Të qenit pjesë e UÇK-së ka qenë nder për mua. Kam ardhur në Kosovë sepse, duke qenë pjesë e ushtrive kroate dhe boshnjake, nuk doja që asgjë të ndodhte përsëri. Kam dashur të vij këtu dhe të ndihmoj për të shpëtuar jetë”,  ka thënë Harrison.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Asnjë zyrtarë i Qeverisë së Kosovës dhe Lëvizjes Vetëvendosje nuk…