
‘Mos lejoni që liria të njolloset’, Ragip Xhaka u bën thirrje mërgimtarëve për protestë gjithëpopullore
Kryetari i degës së PDK-së në Zvicër, Ragip Xhaka, ka ftuar mërgatën që t’i bashkëngjiten protestës në mbështetje të drejtuesve të UÇK-së, të cilët po mbahen padrejtësisht në Hagë. Xhaka në thirrjen e tij ka thënë se “Bijtë më të mirë të këtij kombi, luftëtarët e lirisë, po përballen me një padrejtësi të rëndë në Hagë – të ndjekur dhe të akuzuar, vetëm pse e mbrojtën atdheun!”
Thirrja për pjesëmarrje në protestë e Ragip Xhakës:
Të dashur bashkatdhetarë,
Të nderuar qytetarë të Kosovës,
Po jetojmë ditë të rënda për drejtësinë dhe për historinë tonë kombëtare.
Bijtë më të mirë të këtij kombi, luftëtarët e lirisë, po përballen me një padrejtësi të rëndë në Hagë – të ndjekur dhe të akuzuar, vetëm pse e mbrojtën atdheun!
Në vend që të nderohen, po gjykohen.
Në vend që të kujtohen me dinjitet, po shtrembërohet historia e tyre.
🗓 E enjte, 07 Gusht 2025
🕔 Ora 17:00
📍 Sheshi “Skënderbeu”, Prishtinë
📌 Organizuar nga Organizatat e Dala nga Lufta e UÇK-së
Kjo protestë nuk është vetëm për ata që sot padrejtësisht po mbahen në burg, por për të vërtetën, për nderin e luftës sonë çlirimtare, për dinjitetin e gjithë shqiptarëve!
🗣 Ftojmë gjithë mërgatën shqiptare që të mobilizohet dhe t’i bashkohet protestës,
🗣 Thërrasim të gjithë qytetarët e Kosovës të jenë pjesë e kësaj thirrjeje për drejtësi!
Liria u fitua me gjak dhe nuk duhet lejuar të njolloset me padrejtësi!