Mos u mashtroni nga “dhuratat” parazgjedhore

31 tetor 2025 | 18:22

Shkruan: Naim Ismajli

Paga minimale, pensionet, shtesat, buxheti, këto nuk janë premtime në ajër, por politika publike që mund të zbatohen vetëm kur ke mandat dhe kompetencë reale. Dhe kur zbatohen, duhet të jenë gjithmonë në përputhje me ligjin, kushtetutën dhe buxhetin e shtetit.

Ajo që po ndodh sot me vendimet e Kurtit dhe Muratit nuk është as reformë, as ndihmë reale për qytetarin. Është mashtrim elektoral i kamufluar si kujdes social dhe një shkelje e pastër e parimeve të menaxhimit të financave publike.

Ekonomia e shtetit nuk mbahet me “qese ndihma” para zgjedhjeve, por me politika afatgjata që krijojnë vende pune, sigurojnë rritje reale të prodhimit dhe stabilitet fiskal. Kur ke inflacion, borxhe publike në rritje dhe mungesë investimesh, çdo “shtesë” e pa mbuluar nga buxheti është sikur një orë e kurdisur për nesër.

Për më keq, duke parë se nuk është votuar qeveria e tij e ardhshme, ai ka zgjedhur që programin qeverisës që kishte shpalosur si kandidat për kryeministër z. Bedri Hamza, sot ta kopjojë në tërësi.
Dihet që kjo qeveri është vetëm kujdestare, nuk ka legjitimitet dhe asgjë nuk mund të vendosë në mënyrë të qëndrueshme.
Të gjitha vendimet që janë marrë sot nga kjo qeveri kujdestare janë të paligjshme.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Vendimet e Qeverisë në detyrë të Kosovës për buxhetin e…