Moscertifikimi i Listës Serbe, reagon Kryeziu: Veprimet e KQZ-së janë politike, as ligjore e as institucionale

02 dhjetor 2025 | 21:39

Drejtori i KDI, Ismet Kryeziu ka kritikuar vendimin e fundit të Komisionit Qendror Zgjedhor për mos certifikimin e Listës Serbe për të marrë pjesë në zgjedhjet e 28 dhjetorit.

Kryeziu tha se: “Veprimet e KQZ-së nuk janë as ligjore e as institucionale”.

Postimi:

Veprimet e KQZ-së nuk janë as ligjore e as institucionale.

Ato janë veprime të orientuara nga qëllime politike dhe jo profesionale, përmes të cilave po dëmtohet imazhi i KQZ-së dhe po jepet një mesazh i gabuar për lirinë e zgjedhjes dhe të drejtës së pjesëmarrjes në zgjedhje.

Duke mos votuar certifikimin e Listës Serbe dhe duke e rikthyer këtë çështje në PZAP, anëtarët e VV-së po mundohen ta kthejnë procesin e çertifikimit të subjekteve politike nga pakicat serbe në mjet e favor partiak, gjatë fushatës zgjedhore.

E njëjta skemë është përsëritur disa herë me radhë- një narrativë politike e papërgjegjshme dhe e dëmshme për proceset demokratike.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami ka mohuar akuzat e Albin…