Moti i keq godet Italinë, përmbytje në veriperëndim

17 prill 2025 | 16:38

Rajoni veriperëndimor italian është sot në alarm të kuq, pasi një valë moti ekstrem vazhdon të godasë Italinë, veçanërisht pjesën veriore të vendit. Shirat e rrëmbyeshëm dhe erërat e forta kanë shkaktuar ndërprerje të mëdha, ku përmbytjet kanë krijuar probleme në trafikun rrugor dhe hekurudhor.

Në Torino, autoritetet komunale mbyllën hyrjet dhe daljet e rrugëve, për shkak të rritjes së nivelit të lumit Dora Baltea. Ndërsa në Milano u mbyllën parqet për shkak të shiut të dendur dhe erërave të forta.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Portieri kosovar i Copenhagenit, Diant Ramaj, është suspenduar me tri…