Moti për fundjavë

20 janar 2018 | 08:58

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, përmes një komunikate për media bën të ditur se moti në fundjavë në Kosovë do të jetë me reshje bore e shiu.

“Vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave të ajrit me presion të ndryshueshëm atmosferik. Në këtë gjendje meteorologjike do të mbajë mot i ndryshueshëm , i përcjellë me vranësira të ç’rregullta të cilat do të shoqërohen me reshje shiu dhe bore”, thuhet në komunikatë.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -4 deri -1 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 3-5 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes dhe verilindjes me shpejtësi deri 10m/s.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Serbisë sot do të vijë për vizitë në…