
Moti për të dielën në Kosovë
01 gusht 2020
| 23:45
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK), ka njoftuar se vendi do të jetë nën ndikimin e masave të ngrohta të ajrit me presion të lartë atmosferik edhe gjatë së dielës.
“Në këtë situatë meteorologjike do të mbajë mot i nxehtë dhe relativisht i qetë”, thuhet në parashikimin e motit nga IHMK-ja.
Tutje theksohet se indeksi UV mbetet i lartë, kështu që këshillat e IKSHP mbeten në fuqi.
“Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 15-16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 27-30 gradë Celsius.
Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes në rrafshin e Kosovës, ndërsa në Dukagjin do të fryjë erë nga i njëjti drejtim me shpejtësi maksimale deri 11m/s”, përfundon njoftimi.