Mourinho: Ja kur ishte Reali klubi më i mirë në Evropë

02 maj 2020 | 10:49

Jose Mourinho beson se Real Madrid ishte ekipi më i  mirë në Europë në sezonin 2011/12 edhe pse dështuan në Champions League.

Me Mourinhon, Madridi i dha fund dominimit të Barcelonës për të fituar titullin me rekorde, për më së shumti gola 121 dhe pikë, 100.

Rivali i Realit, Barcelona përfundoi nëntë pikë prapa.

Atë sezon ata shkëlqyen edhe në Ligën e Kampionëve, por dështuan në gjysmëfinale. Duke u eliminuar nga Bayern Munich, në të cilën garë në fund triumfoi Chelsea.
“Atë sezon, Real Madrid ishte ekipi më i mirë në Spanjë dhe Evropë gjithashtu”, ka thënë Mourinho për Marca.

“Për këtë ishte shumë e vështirë për ta pranuar eliminimin nga Champions League nga Bayern Munich”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i AKR-së, Behgjet Pacolli, i cili dy ditë më…