Mourinho mund të rikthehet në Real Madrid

22 mars 2023 | 11:41

Real Madridi mund t’i ndajë rrugët me trajnerin Carlo Ancelotti. Strategu italian është afër të dështojë të mbrojë titullin e La Ligës, derisa është eliminuar nga Superkupa e Spanjës dhe është afër të eliminohet edhe nga Kupa e Mbretit. Gazetari spanjoll Oier Fano Dadebat ka bërë një raportim befasues, duke bërë të ditur se Jose Mourinho ka shanse të mëdha që të rikthehet në “Santiago Bernabeu”.

“Special One” dëshiron të largohet nga Roma, pasi këta të fundit nuk po ia plotësojnë kërkesat për transferime, shkaku i buxhetit jo garues me skuadrat tjera. Pakënaqësitë e tij janë tashmë të ditura dhe sipas Dadebat një rikthim për Mourinhon në Real Madrid është mundësi e madhe.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qeveria e Kosovës sot në mbledhjen e rregullt vendosi sanksione…