Muhamet Bojku i bashkohet ekipit të Bashkim Ramosajt: “Mbështetja juaj për mua është nder, obligim dhe përgjegjësi”

23 korrik 2025 | 18:01

Muhamet Bojku, ka vendosur të kandidojë për asamblist në komunën e Deçanit nga radhët e AAK-së.

“Ju ftoj që të më besoni dhe të më mbështesni! Mbështetja juaj për mua është nder, obligim dhe përgjegjësi për punë dhe angazhim të sinqertë.. Vazhdojmë bashkë këtë rrugëtim me Bashkim Ramosajn, kandidatin tonë për kryetar të komunës.”, ka shkruar Bojku në profilin e tij në Facebook.

Më poshtë gjeni njoftimin e plotë të Muhamet Bojkut:

Të nderuar miq, familjarë, kolegë dhe bashkëvendës të fshatit tim të dashur, Isniq,

Me nder dhe përulësi ju njoftoj se, me propozimin e Nëndegës së Isniqit, si dhe me miratimin e Kryetarit të Komunës z. Bashkim Ramosaj dhe Këshillit të Përgjithshëm të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në Deçan, jam nominuar si kandidat për Kuvendin Komunal të Deçanit.

Si njëri nga ju, që vjen nga një familjeje e ndershme dhe e respektuar, jam rritur dhe formuar në frymën e punës, ndershmërisë, bujarisë dhe respektit – vlera që më janë ushqyer nga familja dhe vendlindja ime.

Gjatë gjithë rrugëtimit tim, jam angazhuar me përkushtim, me respekt për secilin dhe pa dallime – gjithmonë duke u udhëhequr nga vlerat e mirëfillta njerëzore.

Sot, para jush, paraqitem si vëllai juaj, si miku juaj, si familjari dhe bashkëvendasi juaj, me një qëllim të vetëm:

T’ju përfaqësoj me ndershmëri dhe përkushtim në Kuvendin Komunal, dhe t’u jap zë kërkesave dhe nevojave tuaja.

Ju ftoj që të më besoni dhe të më mbështesni!

Mbështetja juaj për mua është nder, obligim dhe përgjegjësi për punë dhe angazhim të sinqertë.

Në ditët në vijim, do të jem pranë jush – familje për familje, individ për individ – për të bashkëbiseduar dhe dëgjuar çdo shqetësim tuajin, që së bashku me kryetarin aktual dhe të ardhshëm të Deçanit, z. Bashkim Ramosaj, të gjejmë zgjidhje të qëndrueshme.

Së bashku jemi më të fortë.

Së bashku do të fitojmë!

Me respekt dhe gjithmonë në shërbimin tuaj,

Muhamet Bojku

📌 Kandidat për Kuvendin Komunal

✅ Bashkim Ramosaj – për Kryetar Komune

✅ Muhamet Bojku – për Kuvend Komunal

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Keqpërdorim i mundësive dhe i serbëve në Kosovë. Kështu e…