
Muhamet Vila emërohet përgjegjës për Marketing & Sponsorë në FC Kosova Düsseldorf
Në mbledhjen e mbajtur më 07 shtator 2025, Kryesia e FC Kosova Düsseldorf miratoi me unanimitet zgjerimin e saj me dy anëtarë të rinj: Naim Konjufcën dhe Muhamet Vilën.
Një ndër pikat kryesore të rendit të ditës ishte plotësimi i digasterit të marketingut, i cili kishte munguar në muajt e fundit. Pas diskutimeve të zhvilluara, u vendos që këtë përgjegjësi ta marrë përsipër Muhamet Vila, i njohur për përkushtimin dhe kontributin e tij të mëparshëm në këtë fushë brenda klubit.
Vila do të ketë rolin e Përgjegjësit për Marketing & Sponsorë, me detyrë promovimin e klubit, menaxhimin e imazhit dhe ngritjen e prezencës së FC Kosova Düsseldorf në rrjetet sociale përmes përmbajtjeve vizuale cilësore. Ai do të bashkëpunojë ngushtë edhe me faqen zyrtare të klubit, e cila menaxhohet nga Flori Sllatina.
Kryesia e klubit falënderon Muhamet Vilën për kontributin e deritanishëm dhe i uron suksese në detyrën e re, duke shprehur bindjen se energjia dhe profesionalizmi i tij do të ndihmojnë në forcimin e imazhit dhe promovimin e vlerave sportive të FC Kosova Düsseldorf.