
Muharremaj del në punë me fanellë të Ballkanit para ndeshjes së sotme ndaj Shkupit
18 gusht 2022
| 11:07
Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, e ka shprehur edhe publikisht përkrahjen e tij për Ballkanin, në ndeshjen e sotme që skuadra suharekase do ta luajë ndaj Shkupit, në kuadër të Conference League.
Ai në një postim në llogarinë e vet në “Facebook”, shihet i veshur me fanellën e kampionëve të Kosovës.
“Për FC Ballkanin sonte kemi emocione të gjithë, në Kosovë dhe Suharekë. Klubi i Ballkanit sot është emocioni ynë dhe jonë”, ka shkruar ai.
Ndeshja e parë në mes të skuadrave luhet në Shkup, teksa një javë më vonë “Fadil Vokrri” do të jetë nikoqir i përballjes kthyese.