
Muharremaj në Duhël: Zëri i qytetarëve po bëhet jehonë e besimit dhe fitores
21 shtator 2025
| 23:31
Kandidati i AAK-së për kryetar të Therandës, Bali Muharremaj, ka mbajtur sonte tubim në Duhël.
Ai ka thënë se zëri i qytetarëve po bëhet jehonë e besimit.
“Tubimi ynë sonte në Duhël, ishte më shumë se takim, ishte një betim i përbashkët për fitore. Zëri i qytetarëve po bëhet jehonë e besimit, ku së bashku do ta ndërtojmë të ardhmen që e meritojmë. Mikëpritja, energjia dhe besimi juaj janë forca jonë. Voto 174 ✅
Voto 8 Lirim Qatani ✅”, ka shkruar Muharremaj në “Facebook”.