Mulla Osmani i del në mbrojtje bashkëshortes së Rexhep Selimit: Kur Shqipja luftoi në moshë të re, ju pinit kafe me jugosllavë në Prishtinë

21 gusht 2025 | 15:18

Fyerjet e disa militantëve të Lëvizjes Vetëvendosje ndaj deputetes Shqipe Selimi-Mehmeti, pse kjo e fundit nuk e ka votuar Donika Gërvallën për kryetare të Kuvendit, i kanë penguar hoxhës së njohur nga Drenasi, Osman Musliu.

Musliu ua ka rikujtuar atyre se çfarë luftëtare ka qenë dikur Shqipe Selimi, bashkëshortja e Rexhep Selimit.

Duke ju përgjigjur fyerjeve të shumta në statusin e Shqipe Selimit, Musliu ka shkruar se deputetja e LV-së në moshë të ri kishte luftuar kundër forcave serbe.

Në komentin e tij, ai ka shkruar se kur Selimi kishte kapur pushkën, ata që po e fyejnë sot pinin kafe në Prishtinë.

“Respekt për Shqipe Mehmeti- Selimi. O ju ‘njerëz’ a e dini se njeriu ka të drejt të mendoj ndryshe, të votojë sipas bindjes personale dhe kjo nuk ka diçka të keqe. P.s: Ju që po ofendoni mos me ju kthyer me atë gjuhen se si e meritoni kujdes sepse kur Shqipja në moshë të re luftonte krah me babin dhe ushtarët e UÇK-së në Likofc e rrethin ju ndoshta ishit tuj pi kafe nëpër Prishtinë e ndoshta edhe me naj jugosllavë … spo tham shkavell…”, ka kometuar hoxhë Musliu, të cilit në darkë i kishte shkruar dikur edhe lideri i LV-së, Albin Kurti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prokuroria Themelore në Gjakovë, Departamenti i Përgjithshëm, ka njoftuar opinionin…