Mundësia e parandalimit të virusit COVID-19

07 prill 10:19

-Fizika simetrike është rruga e vetme për parandalimin e shpërndarjes së Coronavirusit – COVID -19 (2)

Shkruan: Naim Krasniqi, fizikan

Përhapja e viruseve duke përfshirë edhe COVID-19 kishte mundësi reale të parandalohej, dhe ka mundësi të bëhet edhe sot po qe se zbatohen njohuritë nga fizika simetrike. Javëve të fundit, duke parë rritjen e viktimave, prapë se prapë kam bërë përpjekje për ta tërhequr vëmendjen për një mundësi të parandalimit te përhapjes së infektimeve me COVID-19. Por ajo përpjekje ra në vesh të shurdhër. Pikërisht për këtë dua t’i publikojë pikëpamjet e mia që të jenë në dispozicion të publikut.

Fizika simetrike si pjesë e mjekësisë moderne

Botimet e tanishme kanë të bëjë me informimin dhe vetëdijesimin e mbarë opinionit se përhapja e një infeksioni sikur ky i tanishmi COVID-19 nuk mund të parandalohet aq shpejt përmes mjekësisë së tanishme sado moderne qoftë ajo.
Për të qenë më i qartë me lexuesit, lidhur me përhapjen e gripave duke e përfshirë tani edhe virusin COVID-19 jam i bazuar vetëm në zbulimet e mia shkencore që janë botuar në “Epoka e re” 2016, 2019 dhe 2020, si dhe në revista shkencore dhe portale shkencore. Meqenëse unë nuk jam mjek, nuk do të komentojë ndonjë zgjidhje që i takon kësaj fushe përmes zbulimit të ndonjë vaksine.
Kjo është e mundur dhe është punë e kërkuesve shkencorë të mjekësisë. Por thjeshtë unë jam fizikan dhe gjërat do t’i shpjegojë në aspektin e fushës së fizikës simetrike, sidomos do të shpreh shumë qartë kohën e përhapjes së gripave qoftë edhe gripave periodik, respektivisht viruseve të ndryshme edhe COVID-19, por edhe mënyrat e përhapjes së tyre, pikërisht duke u bazuar në zbulimet e mia që u cekën më lartë.
Virusi i tanishëm COVID-19 është i ngjashëm sikur gripat e tjerë që ishin paraqitur gjatë historisë së kaluar. Prandaj mbi kohën e paraqitjes, numrin e viktimave që shkaktohen gjatë periudhës së këtyre gripave unë i referohem Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH)

Organizata Botërore e Shëndetësisë mbi përhapjen e gripave

Për të qenë më të informuar mbi paraqitjen e gripave periodike, apo qoftë të ndonjë virusi, ne nuk shkojmë më larg përgjatë historisë mbi paraqitjen e sëmundjeve të ndryshme, ashtu sikur ishte gripi spanjoll 1918 që solli rreth 50 milionë viktima, por unë do të ndalem sidomos në paraqitjen e epidemive apo gripave të fundit nga viti 2002 deri tani në vitin 2020, posaçërisht për të mos i komplikuar gjërat do të orientohem vetëm te tri gripat apo viruset: SARS apo COVID 2, gripi N1H1 dhe virusit të fundit COVID-19. Këtu, sidomos për dy gripat e para SARS dhe N1H1, do të sqarojmë kohën e përhapjes maksimale të gripave, dhe humbjes së efektit të tyre, kurse te virusi i fundit COVID-19 do të ndalemi më gjerësisht. Këto të dhëna janë marrë nga OBSH-ja dhe institucionet relevante në Francë.
a) SARS COV 2 (2002-2003) është epidemi që ka fillua në fund të vitit, në nëntor 2002, në province Guangdong të Kinës, është shpërndarë në rreth 30 shtete, dhe ka zgjatur vetëm disa muaj nga nëntori (2002) deri në fillim të korrikut 2003, që kishte mbi 10 000 të infektuar, kurse të vdekur mbi 774.
b) Gripi H1N1 (2009-2010). Me 03 /12/2009 Organizata Botërore e Shëndetësisë ka konfirmuar kontaminimin e rreth 25 milionëve njerëzve dhe 10 000 njerëzve të vdekur. Por vdekjet kanë vazhduar, dhe në raportin e 4 qershorit 2010 OBSH-ja ka konfirmuar vdekjen 18 138 njerëzve. Hulumtimet e më vonshme japin shifra enorme të vdekjeve.
Konkretisht, nëse e shohim raportin e vdekjeve në Francë, si vend me një
mjekësi moderne, shihet se:
– Deri më 03/11/2009 kanë vdekur 33 persona
– 04/11/2009-04/12/2009 kanë vdekur 78 persona
– 05/12/2009-23/12/2009 kanë vdekur 65 persona
– 24/12/2009-14/01/2010 kanë vdekur 70 persona
– 14/01/2010- deri në gusht 2010 kanë vdekur 59 persona.
Por si i veçantë mbetet rasti i rezultatit nga 24/12/2009-14/01/2010 ku brenda 22 ditë kanë vdekur 70 persona që është numri ma i lartë i vdekjeve nga ky grip rreth 4 janarit në gjithë Francën.

c) Corona virus, i quajtur COVID -19, (2019- e vazhdon ende)
Është një virus që ka filluar me u përhap nga nëntori 2019 në Ëuhan të Kinës, i cili vazhdon ende të shpërndahet në gjithë botën.

Lidhshmëria në mes viruseve SARS, N1H1, COVID -19

Siç po shihet, duke iu referuar OBSH-së dhe institucioneve relevante në Francë, rrjedhë qartë se epidemia SARS dhe COVID-19 që të dyja kanë filluar në fund të viteve 2002 (SARS 2002) dhe në fund të vitit 2019 (COVID-19), kurse gripi (N1H1 2009-2010) kishte përhapjen më të madhe në fund të vitit 2009, sidomos bazuar në raportin e institucioneve nga Franca më së shumti kishte vdekje në fund të vitit 2009 dhe fillim të vitit 2010. E përbashkëta e paraqitjes së këtyre gripave dhe përhapjes më të lartë të tyre është fillimi i vitit, kurse zbritja apo edhe humbja e efekti i këtyre gripave ndodh në mes të vitit. Në kuptimin më të thjeshtë dhe më të lehtë kjo do të thotë se gripat periodike dhe viruset e kanë efektin më të lartë në janar përkatëset me 05/01/2020, atëherë kur toka është në distancën më të vogël nga dielli, që është 147 milionë kilometra (Shiko figurën 1.).

Figura 1. Më 5 janar 2020 arrihet distanca më e vogël në mes tokës dhe diellit

Kurse efekti i rënies së përhapjes së tyre ndodh në mes vitit, atëherë kur toka është në distancën më të largët nga dielli, përkatësisht me 04/07/2020, dhe ka vlerën e 152 milionë kilometrave (Shiko figurën 2.).

Figura 2. Më 4 korrik 2020 arrihet distanca më e madhe në mes tokës dhe diellit

Këto janë argumente që askush nuk mund t’i kontestojë, sepse kanë një lidhshmëri të drejtpërdrejtë me lëminë e fizikës, sepse fizika është ajo që i sqaron pozitat e trupave qiellorë, duke përfshirë edhe pozitën e hënës ndaj tokës, por dhe pozitën e tokës ndaj diellit.

Bazat e fizikës simetrike

Pasi fizika simetrike është botuar në “Epoka e re” (2016, 2019 dhe 2020), por edhe janë botuar në revistat shkencore të cilat janë të qasshme në internet, ne nuk do të hyjmë në të gjitha temat, por do t’i veçojmë disa fusha të veprimit që kanë lidhshmëri të drejtpërdrejtë me shpërndarjen e virusit COVID-19.
Në këtë mënyrë, nëse nuk i kuptojmë këto fusha themelore që ndikojnë në shpërndarjen e virusin e tanishëm COVID-19, ne nuk mund ta kuptojmë as parandalojmë përhapjen e tyre.
a) Fusha tërheqëse e ciklonit të diellit
b) Fusha tërheqëse e ciklonit të tokës
c) Fusha antimagnetike e diellit
d) Fusha antimagnetike e tokës si dhe
e) Qarkullimi i ajrit përmes lëvizjes së erërave.

a) Fusha tërheqëse e ciklonit të diellit
Edhe pse manifestohet si forcë tërheqëse prapë se prapë ka formën e një fushe tërheqëse të ciklonit të diellit. Ajo vepron me forcë tërheqëse nga periferia në drejtim të qendrës, duke i tërhequr të gjithë trupat qiellorë drejt vetes, në të njëjtën mënyrë edhe dritën dhe nxehtësinë e saj tenton t’i mbajë sa më afër vetes e të mos shpërndahen. Kjo fushë e ciklonit të diellit në bashkëveprim me fushën elektromagnetike të tij formojnë një sferë rreth diellit me rreze mbi 15,4 miliard km.

b) Fusha tërheqëse e ciklonit të tokës
Tërësisht ngjashëm edhe në tokë, sikur te dielli, kemi të bëjmë me një forcë që manifestohet si një fushë tërheqëse e ciklonit të tokës, e cila vepron me forcë tërheqëse nga periferia në drejtim të qendrës, duke i tërheqë trupat qiellorë rreth vetes, e në veçanti satelitin e saj natyral Hënën. Kjo fushë e ciklonit të tokës në bashkëveprim me fushën elektromagnetike të saj formojnë një sferë rreth tokës me rreze 2,5 milion km, në të cilën kohë më parë ka hyrë dhe dalë mini-hëna 2020CD3.

c) Fusha antimagnetike e diellit
Bazuar në ligjet e natyrës, mund të themi, asgjë nuk lëviz pa veprimin e një forcë, dhe kjo nuk mund të mohohet. Kjo nënkupton se as drita as errësira nuk shpërndahen pa veprimin e një force. Në këtë mënyrë, as dielli nuk mund e shpërndan energjinë e tij në drejtim të trupave të tjerë qiellorë duke e përfshirë edhe tokën pa veprimin e një force.
Fusha antimagnetike e diellit buron nga qendra në drejtim të periferisë, ka kah të kundërt me forcën tërheqëse të diellit. Veprimi i kësaj fushë antimagnetike i vendos trupat qiellorë në orbita dhe e parandalon afrimin e tyre drejt diellit.
Në këtë mënyrë, shpërndarja e dritës dhe nxehtësisë nga dielli në drejtim të tokës bëhet përmes fushës antimagnetike të diellit, kjo nuk do koment dhe është sqaruar në botimet në “Epoka e re” 2016, 2019 dhe 2020. Por edhe janë botuar në revistat shkencore.
Rrezja e veprimi të fushës antimagnetike të diellit e tejkalon fushën tërheqëse të diellit, dhe kjo argumentohet me zbrazëtirën në mes trupit të fundit që rrotullohet rreth diellit, dhe distancës së këtij trupi me trupat e tjerë jashtë orbitës së diellit.

Vërtetimi i veprimit të fushës antimagnetike të diellit

Veprimin e fushës antimagnetike të diellit mund ta vërtetojmë secili nga ne, dhe me shembuj të thjeshtë. Madje shumë herë e kemi ndier por nuk e kemi ditur se kjo ishte fusha antimagnetike e diellit. Kjo vërtetohet më së lehti verës. Për shembull, gjatë verës dalim në natyrë dhe e vëzhgojmë diellin duke lindur. Sapo të lind dielli dhe e shohim të plotë do ta ndiejmë një erë të freskët, e cila gjithmonë vije po andej nga është dielli. Kurse efekti shumë më i madhe ndihet nëse hëna është duke perëndua: sidomos secili mund të bindet më 03/04/05 gusht /2020 në mëngjes nëse është dita e kthjellët.

d) Fusha antimagnetike e tokës
Fusha antimagnetike e tokës, vepron në kah të kundërt me forcën tërheqëse të ciklonit të tokës. Përpos që e shkakton baticën dhe zbaticën, e mbron tokën nga goditjet e trupave të tjerë qiellorë. Kjo forcë e ngrit në lartësi disa mijëra metra edhe oksigjenin që buron nga bimët e gjelbërta gjatë procesit të fotosintezës. Në këtë mënyrë rreth tokës formohet një shtresë e ajrit në formë të sferës që e mbështjellë tokën ashtu sikur shihet në figurën 3.

Nën veprimin e forcës tërheqëse të ciklonit të tokës dhe fushës antimagnetike të tokës formohet një sferë në formë elipse e zgjatur në drejtim të hënës

Nga ana e tjetër forma e sferës ndryshon nga një formë sferike e rregullt, në formë elipse në drejtim të hënës prej nga më shumë është e orientuar fusha antimagnetike e tokës ashtu sikur shihet në figurën 4. Oksigjeni, si përbërës i ajrit, përpos që buron nga bimët e gjelbërta, gjithashtu buron edhe nga oqeanet, me ç’rast algat e quajtura Plankton, sillen si bimë të gjelbërta dhe falë fotosintezës këto thithin dioksidin e karbonit dhe lirojnë oksigjenin nga i cili formohet ajri që ne e shfrytëzojmë. Në këtë mënyrë, përpos që është prezent mbi sipërfaqet e tokës të veshura me gjelbërim, mbi oqeane dhe dete që ka burime të oksigjenit, ajri gjendet edhe nëpër shkretëtira aty ku është mungesa e këtyre prodhuesve të oksigjenit.

(Vijon nesër)

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka thënë se…