Mungesa e zinkut, një nga shkaktarët kryesorë të njollave në lëkurë

19 shtator 2025 | 08:26

Zinku është një mineral jetik për mirëqenien e organizmit, veçanërisht për shëndetin e lëkurës. Ky mikronutrient ndihmon në rigjenerimin e qelizave, rrit imunitetin dhe ofron mbrojtje kundër dëmtimeve oksidative që ndodhin për shkak të faktorëve të jashtëm si rrezatimi diellor dhe ndotja.

Sipas ekspertëve, mungesa e zinkut nuk mbetet pa pasoja – ajo reflektohet dukshëm në pamjen e jashtme të njeriut. Një nga shenjat më të zakonshme dhe më të dukshme është shfaqja e njollave kafe në lëkurë, të njohura ndryshe si njolla moshe.

Këto njolla shfaqen më shpesh në fytyrë, duar dhe pjesë të tjera të ekspozuara ndaj diellit, dhe janë pasojë e dëmtimeve qelizore që ndodhin kur mungon mbrojtja që zinku normalisht do të ofronte.

Por efektet e mungesës së zinkut nuk ndalen me kaq. Ato përfshijnë gjithashtu: Lodhje kronike, rënie të flokëve, dobësim të thonjve, ulje të imunitetit, probleme metabolike.

Ekspertët këshillojnë që të kontrollohet rregullisht niveli i këtij minerali, sidomos nëse shfaqen shenja të tilla në lëkurë apo në gjendjen e përgjithshme fizike.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot në Llugë do të bëhet përurimi i shtatores së…