Munishi e Ismaili diskutojnë për bashkëpunimin në fushën e parandalimit dhe luftimit të krimeve ekonomike e financiare

19 qershor 2025 | 15:48

Koordinatori Kombëtar për Luftimin e Krimit Ekonomik,  Kujtim Munishi është takuar me guvernatorin e Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), Ahmet Ismaili me të cilin ka diskutuar për thellimin e bashkëpunimit ndërinstitucional në fushën e parandalimit dhe luftimit të krimeve ekonomike dhe financiare.

Në takim është theksuar domosdoshmëria e bashkëpunimit të qëndrueshëm  ndërmjet institucioneve kyçe për të rritur efikasitetin në identifikimin dhe adresimin e sfidave në luftën kundër krimit ekonomik, korrupsionit, pastrimit të parave, financimit të terrorizmit, evazionit fiskal dhe veprave të tjera penale.

“Krimi ekonomik është dinamik dhe përshtatet shpejt me zhvillimet teknologjike. Prandaj, bashkëpunimi i ngushtë me institucione si BQK-ja është thelbësor për ta parandaluar atë në kohë”, ka thënë  Munishi.

Ndërsa guvernatori Ismaili, ka vlerësuar se kriptovalutat janë realitet i ri financiar dhe përballja me rreziqet që sjellin kërkon qasje të koordinuar dhe preventive.

Gjithashtu është diskutuar edhe për intensifikimin e përpjekjeve në luftën kundër krimit kibernetik dhe krimeve financiare, duke u angazhuar për shkëmbim të rregullt të informatave dhe harmonizim të qasjeve strategjike.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjenerali Michael Kurilla, një nga figurat më të forta dhe…