
Murati: Nisin procedurat për hapjen e terminalit në hapësirat e “Trepçës”
26 gusht 2021
| 15:43
Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati ka njoftuar se gjatë ditës së sotme ka autorizuar e Drejtorin e Doganave të Kosovës për të nisur procedurat për hapjen e terminalit doganor shtetëror në hapësirat e “Trepçës “në Mitrovicë.
Ai ka bërë të ditur se kjo nuk është e tëra dhe se do të vazhdohet kështu edhe me tjerat shumë shpejtë.
Postimi i plotë i tij në “Facebook”:
Sot kam autorizuar Drejtorin e Doganave të Kosovës për të nisur procedurat për hapjen e terminalit doganor shtetëror në hapësirat e Trepçës në Mitrovicë, dhe do të vazhdojmë edhe me tjerat shumë shpejt.
Për një shtet të drejtë, dhe që çliron potencialin e biznesit!