Murati nxjerr një pjesë të aktgjykimit të Kushtetueses së vitit 2014: Deputetët duhet të votojnë për konstituimin e Kuvendit

08 maj 2025 | 12:18

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Hekuran Murati, ka vazhduar kritikat ndaj deputetëve të PDK-së, LDK-së dhe AAK-së, të cilët nuk po marrin pjesë fare në votim për formimin e komisionit që është duke synuar ta zgjedh kryetarin e Kuvendit përmes votimit të fshehtë.

Murati ka nxjerr një pjesë të aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese të viti 2014, duke thënë se ai i obligon deputetët që të votojnë në proces të konstituimit të Kuvendit.

Deputetë e PDK-së, LDK-së dhe AAK-së kanë treguar pse nuk po marrin pjesë në këtë proces.

Ata kanë thënë se nuk po duan të bëhet pjesë e shkeljes së Kushtetutës së Kosovës.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj,…