Murati: PDK-ja, LDK-ja dhe AAK-ja shpresojnë për bashkëpunim me Listën Serbe

26 qershor 2025 | 13:12

Deputeti i LV-së, ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se PDK-ja, LDK-ja dhe AAK-ja ende presin dhe shpresojnë për bashkëpunim me Listën Serbe.

Ai ka shkruar në “Facebook” se deri më tani vetëm Lëvizja Vetëvendosje është deklaruar për përcaktimin që për postin e nënkryetarit të Kuvendit, që sipas Kushtetutës duhet të vijë nga komuniteti serb, të zgjedhet dikush që nuk vjen nga Lista Serbe.

“Gjithashtu, ne i kemi ftuar edhe partitë tjera PDK/LDK/AAK që të na bashkohen në këtë nismë, pra për nënkryetar të Kuvendit nga komuniteti serb ta zgjedhim dikë që nuk vjen nga Lista Serbe. Por deri më tani nuk kemi pranuar ndonjë përgjigje pozitive nga PDK/LDK/AAK për këtë çështje. Besoj që qëndrimi për temën e nënkryetarit e tregon më së miri se cilat parti ende presin dhe shpresojnë për bashkëpunim me Listën Serbe, e ato janë PDK/LDK/AAK”, ka shkruar Murati.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“Kontaktuam me Messin kur i skadoi kontrata me PSG-në. I…