Murati: PDK, LDK, AAK dhe Lista Serbe po bllokojnë konstituimin e Kuvendit

05 maj 2025 | 11:30

Deputeti i zgjedhur i LV-së, Hekuran Murati ka thënë se PDK, LDK, AAK dhe Lista Serbe po bllokojnë konstituimin e Kuvendit të Kosovës.

“PDK, AAK, LDK dhe Lista Serbe janë duke bllokuar konstituimin e Kuvendit, duke mos ardhur fare në seancë”, tha ai pas dështimit të tentativës së 11-të për të formuar këtë institucion.

Tutje ai tha se Lista Serbe as nuk u zgjua në këmbë për të nderuar dëshmorët e Kosovës, pasi sot seanca nisi me një minutë heshtje për Ditën e Dëshmorëve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Viti i kaluar ishte më vdekjeprurësi për forcat ruse që…