Murati: Propozimi i LDK-së nuk është serioz, s’kemi nevojë për qeveri tranzitore

07 maj 2025 | 11:15

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Hekuran Murati, tha se propozimi i Lidhjes Demokratike të Kosovës për qeveri tranzitore gjithëpërfshirëse “nuk është serioz” dhe se nuk është opsion për Kosovën tani.

“Në rastet kur ka luftë civile dhe vendi del nga lufta dhe nuk ka institucione, pra në raste të tilla kur ka kriza të papara, vendi mbetet mbetet pa qeveri dhe bëhet qeveri tranzitore. Kjo do të na kthente në vitin 2000”, tha Murati.

Ai tha se kjo do të ishte një mesazh i keq për gjendjen në Kosovë te bashkësia ndërkombëtare.

“Rezultati zgjedhor tashmë e ka përcaktuar se kush është fituesi dhe kush duhet të udhëheqë qeverinë. Nëse nuk arrihet kjo në Kuvend, ne jemi të gatshëm të shkojmë në zgjedhje”, shtoi ai, raporton Rel.

Por, Murati tha se LVV-ja nuk dëshiron që zgjedhjet e jashtëzakonshme të jenë opsion i parë, por opsion i fundit.

“Vendi ka qeveri dhe po pret për një qeveri të re, për t’ia dorëzuar mandatit”, tha Murati, duke shtuar se opsioni më i mirë, sipas tij, për zgjidhjen e situatës do të ishte konstituimi i Kuvendit të Kosovës përmes votimit të fshehtë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidatja e Lëvizjes Vetëvendosje për kryetare të Kuvendit, Albulena Haxhiu,…