Murati reagon pas vendimit të Supremes: Vendim i bazuar në interpretim të gabuar të Kushtetutës

23 korrik 2025 | 18:43

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka reaguar ashpër ndaj vendimit të fundit të Gjykatës Supreme, e cila para tetë ditësh vendosi të shfuqizojë udhëzimin administrativ për arkat fiskale digjitale, të nxjerrë nga vetë ministri.

Murati e ka cilësuar vendimin si “absurd” dhe “thellësisht të pabazuar në Kushtetutë”, duke theksuar se arsyetimi i gjykatësve për shfuqizimin e udhëzimit është krejtësisht jashtë kontekstit ligjor dhe kushtetues.

“Ky është edhe një margaritar tjetër nga vendimet absurde të tre gjykatësve të Supremes. Në arsyetimin e tyre për shfuqizim të udhëzimit për arkat fiskale digjitale, janë referuar Nenit 71 të Kushtetutës – një nen që flet për kriteret kualifikuese për kandidatët për deputet. Kjo nuk ka absolutisht fare të bëjë me papajtueshmërinë funksionale, siç pretendohet në vendim,” ka shkruar Murati në një reagim publik.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Katër persona janë arrestuar në Pejë të dyshuar për veprën…