
Murati: Votimi i fshehtë është në përputhje me Kushtetutën
03 korrik 2025
| 12:15
Deputeti i LV-së, Hekuran Murati, ka reaguar pas seancës së sotme.
Ai ka thënë se në vend se të bëjnë skenare pa regji dhe të shkelin Kushtetutën, deputetët e opozitës do të duhej të kryenin obligimin kushtetues duke votuar.
“Të vetmit që po e shkelin Kushtetutën janë deputetët që po vijnë në sallë por nuk po marrin pjesë në votim. Votimi i fshehtë tashmë dy herë nga Gjykata Kushtetuese është konfirmuar që është në përputhje me Kushtetutën. Rendi i ditës nuk ka ndryshuar: Jemi tek pika 3, për votimin e Kryetares së Kuvendit. Kthehuni te votimi, le të konstituohet Kuvendi, dhe pastaj mund të vazhdojmë debatin në Kuvend”, ka shkruar ai në “Facebook”.