Muric: Pres fitore nesër, do të bëjmë gjithçka për të arritur këtë

09 tetor 2025 | 17:03

Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, Franco Foda dhe portieri Aro Muric janë paraqitur të enjten në konferencën zyrtare për media para ndeshjes ndaj Sllovenisë.

Aro Muric ka thënë se do të bëjnë gjithçka nesër për të marrë një fitore.

“Jam shumë i lumtur me performancën time. Pres një fitore nesër. Nesër do të bëjmë gjithçka për të marrë një fitore. Gjatë këtyre viteve jemi zhvilluar mjaft shumë. Kemi futbollistë në ligat më të mira. Kemi një rast ideal për të treguar këtë progres nesër dhe shpresoj ta arrijmë”, ka thënë Muric.

Kosova përballet me Slloveninë nesër me fillim nga ora 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ndeshja e La Ligës ndërmjet Barcelonës dhe Villarrealit do të…