Muriqi humb ndeshjen ndaj Barçës
20 prill 2022
| 14:09
Vedat Muriqi ishte pjesëmarrës në fitoren e Mallrocas të martën në mbrëmje, por ai do të humbas njërën prej ndeshjeve më të rëndësishme të sezonit.
Ai në fakt nuk do të ketë të drejt loje për duelin e fundjavës ndaj Barcelonës shkaku i pesë kartonëve që i ka marrë në ndeshjet e zhvilluara nga janari, kur iu bashkua Mallorcas.
Lajmin e ka bërë të ditur mediumi spanjoll “okdiario”. Muriqi mund të rikthehet në duelin pasues me Granadan, në tentim për ta ndihmuar Mallorcan të mbetet në La Liga.