Muriqi ia dedikon “hat-trickun” babit të ndjerë

18 janar 2026 | 14:15

Asnjë lojtar i skuadrës së Mallorcas nuk ka shënuar “hat-trick” që nga viti 2008.

Por kjo ndryshoi të shtunën mbrëma kur sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi i realizoi tri gola në fitoren 3:2 ndaj Athletic Bilbaos.

Gazeta spanjolle “AS” ka shkruar se Dani Guiza ishte lojtari i fundit që i shënoi tre gola për Mallorcan, gati 18 vjet më parë.

Ndërkohë, Muriqi bëri një deklaratë emocionale pas ndeshjes.

“Ia dedikoj këtë ‘hat-trick’ babait, i cili, po të ishte gjallë, do të festonte sot ditëlindjen. Kështu që ia kushtoj atij. Djali im e ka emrin e tij. Ai vdiq kur isha shtatëvjeçar”, ka thënë Muriqi.

Vetëm 12 herë lojtarët e Mallorcas kanë realizuar “hat-trick” në La Liga.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, regjistroi…