
Murphy: Xhaka do të ishte i jashtëzakonshëm në Liverpool
Ish-mesfushori i Liverpoolit, Danny Murphy, ka thënë se Granit Xhaka do të ishte një lojtar i jashtëzakonshëm po të ishte pjesë e Liverpoolit.
Legjenda e Liverpoolit shprehet se shpeshherë tek Arsenali, Xhaka është si “pasagjer” në aspektin defansiv për shkak të problemeve që ka aktualisht skuadra londineze, por thekson se përkrah Fabinhos e Hendersonit mesfushori shqiptar do të ishte i jashtëzakonshëm.
“Nëse Xhaka do të ishte pjesë Liverpoolit me Hendersonin dhe Fabinhonin, ai do të dukej një lojtar i jashtëzakonshëm sepse teknikisht është shumë i mirë, ka pasime të mira, goditje fantastike dhe ka aftësi fantastike që me të majtën e tij ta hapë lojën. Por, kur luani në një ekip që ka vështirësi, ai është si pasagjer në mbrojtje dhe ka pengesa”, ka thënë Murphy për Talk Sport.