
‘Murtaja afrikane’, Kosova ndalon importin e derrave nga Kroacia
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV), në mbështetje të Ligjit të Veterinarisë, ka vendosur masën e ndalesës së përkohshme të importit të kafshëve të gjalla të llojit të derrit, produkteve, nënprodukteve dhe materialit gjenetik të derrit, me qellim parandalimit të përhapjes se sëmundjes në vendin tonë.
Sipas një njoftimit të kësaj agjencie, autoritetet kufitare të cilat veprojnë në kuadër të menaxhimit të integruar të kufirit: Policia e Kosovës, Doganat e Kosovës dhe AUV-i, do të ngritin masat e nivelit të kontrollit në të gjitha pikat kufitare.
“Për të penguar futjen në territorin e Republikës se Kosovës, çfarëdo lloje malli qe hynë në kategorinë e produktit të ndaluar. Aktualisht nuk kemi ndonjë rast të dyshuar në ferma, jemi duke monitoruar në vazhdimësi situatat e lajmërimit të sëmundjeve dhe rrjedhën e përhapjes. Të gjithë inspektorët veterinarë të AUV-it dhe praktikat private veterinare janë aktive ne teren. Për të parandaluar shpërthimet dhe përhapjen e sëmundjeve. Aktualisht janë aktive disa sëmundje në rajon. Kosova falë punës profesionale të AUV-it deri me tani situatën e ka nën kontroll. Nuk kemi asnjë rast të dyshuar”, ka njoftuar AUV-i.
Po ashtu siç është bërë me dije në njoftimin e AUV-it, mortaja afrikane e derrave (MAD) është sëmundje virusale dhe vet emërtimi i saj tregon se kjo sëmundje paraqitet vetëm tek derrat e bute dhe te derrat e egër, kurse llojet tjera te kafshëve nuk preken.
“Përhapja e kësaj sëmundje mund të jetë shumë e madhe, pra transmetimi i kësaj sëmundje bëhet nga kafsha në kafshë, kontakti me pajisjet e ndryshme, ushqimit dhe lëvizjeve të njerëzve nga fermat e infektuara në femrat e pa prekura nga kjo sëmundje. MAD-i është sëmundje ngjitëse virale që shkakton ethe hemorragjike tek derrat e butë dhe derrat egër. Përcjellët me fatalitet të lartë deri në 100 për qind. Kjo sëmundje është e karakterit ekonomik, nuk transmetohet tek njerëzit”, është thënë në njoftim.