Musku ‘shqetësohet’ për krizën demografike: Greqia po vdes

03 shtator 2025 | 07:59

Elon Musk ka reaguar sërish lidhur me situatën alarmante të rënies së lindshmërisë në Greqi, duke e cilësuar këtë fenomen si “vdekja e Greqisë”.

Përmes një postimi në platformën X, miliarderi i njohur shpërndau lajmin për mbylljen e më shumë se 700 shkollave në vendin fqinj, si pasojë e rënies drastike të numrit të nxënësve.

Musk ka folur edhe më parë për këtë çështje. Në prill 2024, ai deklaroi se “Greqia po përjeton një kolaps demografik”, ndërsa në shtator të po atij viti, shprehu habinë për faktin se numri i vdekjeve në vend është dyfish më i madh se ai i lindjeve.

Sipas të dhënave të publikuara nga “Visegrad 24”, Greqia është duke përjetuar një nga normat më të ulëta të lindshmërisë në Bashkimin Evropian. Për pasojë, gjatë vitit akademik 2025–2026, pritet që 721 shkolla të mbyllen, pasi nuk arrijnë të përmbushin minimumin prej 15 nxënësish të regjistruar për të vijuar funksionimin.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Paga minimale mujore bruto në Shqipëri ishte 408 euro në…