Musliu: Kurti nuk e dëshiron zgjidhjen e ngërçit politik, synon kapjen e shtetit

12 mars 2026 | 13:17

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka deklaruar se partia ku ajo vepron, ka bërë atë që ka mundur për ta tejkaluar krizën e re që e ka kapluar Kosovën.

Në emisionin “Ora Shtatë” në “Klan Kosova”, Musliu ka thënë se është shumë normale që PDK-ja ka kërkuar emrin e presidentit të dalë nga ky subjekt politik.

“Partia Demokratike e Kosovës e ka pasur ofertën shumë të qartë, ka ofruar zgjidhje të problemit ose ngërçit politik”, ka thënë ajo.

Ndërsa sa i përket emrave për president nga PDK-ja të cilët nuk u bënë publik, deputetja Musliu ka thënë se kjo nuk ka ndodhur vetëm për shkak që të mos bëhen tabelë qitjeje.

Po ashtu, Musliu ka akuzuar kryeministrin Albin Kurtin se nuk i shkon për shtati që ta zgjidhë ngërçin politik, pasi sipas saj, ai kërkon pushtet autoritar.

“E vetmja arsye është kapja e shtetit, ose menaxhimi i pushtetit total që e ka në Kosovë”, ka thënë ajo.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Futbolli evropian po kalon një ndryshim historik pas disfatës dërrmuese…